Monday, July 13, 2015

Bashkeshorte/ nene/ femer/ cdo te thote kjo?

Gjithcka qe te funksionoje e te kthehet ne sukses kerkon angazhim te plote, energji dhe shume kohe. Kur je pa angazhime te shumta mund te fokusohesh dhe t'ja arrish qellimit por nese ti je Nene dhe bashkeshorte behet me e veshtire per shkak te pergjegjsive te tua.

 Te jesh nene eshte nje ndjenje e mrekullueshme por edhe nje "pune" ne plot kuptimin e fjales. Nese te duhet te punosh por dhe te kujdesesh per femijet e tu, 1 ose 2 ose me shume ;) ty te duhet te jesh vertet nje grua e forte dhe e zgjuar per te planifikuar mire kohen e cdo dite per te patur kohe per te dyja, Punen dhe familjen.

Djali im eshte 1 vjec dhe eshte plot energji, levis cdo moment dhe duhet te jem e kujdesshme gjithe kohes per te pare, ku shkon e c'fare ben. Me ben te lumtur kjo gje, por nderkohe une duhet te kujdesem dhe per biznesin, punen time. Dhe cdo dite bej nje plan, si dhe cfare kam dhe duhet urgjent te bej. Ka dite qe nuk dua te zgjohem nga lodhja por perpiqem gjithnje ta shikoj si bekim, dhe punen dhe faktin qe duhet te kujdesem per djalin dhe ne fakt funksionon shume mire.

Nje femer luan shume role brenda nje jete.. Mamja ime kur u martova me tha: 
Nuk duhet te harrosh kurre qe pavarsisht situatave,
dhe kur te behesh  nene, ti je nene, bashkeshorte , dhe femer.  Women,Wife, Mother
por cdo te thote kjo? ! 





1-Women( femer) Ti nuk duhet  te lesh veten tende pas dore ne asnje lloj situate,pavarsisht angazhimeve. Duhet gjithnje te marresh kohe per veten tende,te kujdesesh per veshjen, parfumin, dhe te gjesh forcen per te menduar pozitivish edhe kur gjerat duken sh te veshtira, NJe femer ka shume me shume force brenda saj, ne jemi krijuar per te perballuar trysnine. Por nje femer ka nevoje brenda saj te ndihet e bukur dhe vlersuar, por kjo gje fillon se pari nga vetja jote.

Miranda Kerr nje nga femrat me te bukura ne bote tha ne nje interviste qe ajo nuk rri kurre ne shtepi pa nje lip ne buze apo nje laps te lehte ne sy..

Marilyn Monroe, tha qe nuk flinte kurre pa hedhur parfumin e saj Channel 5 ( qe Channel e perdor edhe sot si publicitet per kete parfum)

2-Wife (bashkeshorte) Ne nje predikim qe kam degjuar u tha nje fjali qe jam plotesisht dakort. Pavarsisht dashurise qe burri ka per gruan, te jesh e sigurt qe kur ai vjen ne shtepi nuk do donte te takonte gruan qe vjen era qepe,( meqe ajo ka gatuar) Ti duhet te kujdesesh per burrin tend gjithashtu pavarsisht se ti ke qene e ngarkuar gjithe diten, me femijet apo punen apo guzhinen.nuk duhet te harrosh pergjegjsine si Bashkeshorte.Duhet te kujdesesh gjithnje te jesh gruaja qe syte e tij mezi presin ta shohin,te gjesh kohe te flasesh me te,ose thjesht te ulesh te kalosh kohe.Shume martesa kalojne veshtirse pasi femijet vijne ne jete, pasi gruaja fokusohet komplet tek ata ose tek puna dhe faktin e burrit e merr te mirqene qe ai do jete aty e aprovon gjithcka.

Victoria Beckham rreth marteses ka thene , qe shpesh dhe kur ishte e lodhur ka udhetuar 8 ore me avion per te shkuar ku ishte David Beckham thjesht per te ngrene darke bashke dhe ka fluturuar brenda nates per tu kthyer tek femijet. Ose sakrifica te tjera qe ajo ka vendosur te beje per te mbajtur jeten e saj bashkshortore te forte.

Meryl Streep, eshte e martuar prej 36 vitesh me burrin e saj. dhe ajo ka thene,qe pavarsiht punes shuume te angazhuar si aktore dhe si nene e 4 femijeve nuk harronte kurre ti shkruante burrit te saj mesazhe dashurie dhe ti tregonte se sa shume e vlersonte dhe i mungonte edhe kur kishin vetem 4 ore qe ishin pare.


3-Mother ( Nene) Sipas librit , "One day like a mother" shume gra tregonin qe ju kishte ndodhur nga ngarkesat e shumta te nje dite kishin harruar c'fare premtime ju kishin bere femijeve te tyre, ose ju blinin shpesh gjera te gateshme femijve pasi nuk ju dilte koha te gatuanin,Ose i linin femijet te shikonin me shume sec duhej TV pasi nuk kishin kohe te kalonin me ta. 
qe te mbash premtimet qe ju ben fmeijeve eshte shume  rendesishme pasi ata rriten ne kete menyre dhe femijet nuk harrojne. Po ashtu duhet te besh nje plan ndoshta te gatuash ne darke kur femijet flene per diten tjeter e kshu do jete ushqim i shendetshem. Ti je shembulli i pare i femijes tend 
ajo qe ti do i transmetosh do e kete si baze ne jeten e tij.
Por nuk duhet harruar qe ne te gjithe jemi personalitete te ndryshme dhe cdo njeri nga ne ka menyrat e tij te edukimit.





Women Playsuits on Sale - Save up to 59% Off on over 185+ Women Playsuits to delight your wardrobe this summer at JollyChic.com. Check out the comfortable and fashionable Women Playsuits!

No comments:

Post a Comment