Friday, May 15, 2015

How I lost 25kg in 4 months after giving birth to my Son ?!

                                  How I lose 25kg after giving birth to my Son
( Please use the translator , in the right side of my Blogg, to read in your Language)


Te sjellesh ne jete nje femije, eshte nje nga bekimet me te medha qe mund ti ndodhe nje femre, por per cdo femer ajo sjell dhe disa gjera qe nuk jane te kendeshme :) si marrja e shume kg. Ne fakt edhe pa qene shtatzane mund te marresh sh kg nese nuk kujdesesh sic duhet ;) 

Personalisht e kam shijuar kete kohe ne maksimum, dhe fatemirsisht nuk kam patur probleme me ushqimet dhe i kam shijuar dhe ato pa limit gjate kesaj periudhe, dhe si rrjedhim vajta gati 87 kg :(  Por bera marrveshje me veten time qe do merresha me kete situate pasi te vinte ne jete djali im :) 
Pasi lindi Martini, ju futa punes, ne fakt mund ta them me plot bindje qe te humbesh kg, eshte nje nga gjerat me te veshtira qe ekziston, s'ka rendesi si i ke marre kg, ato vijne shpejt e nuk ikin pa shume pune dhe kembngulje. 

Duhet te theksoj qe jo cdo lloj diete ndikon tek te gjithe trupat njesoj, per mua dieta qe ndoqa ishte idealja, shpresoj t'ju ndihmoj dhe ju nese do e provoni. Pas 4 muaj ky ishte rezultati, tani kam rreth 7 muaj qe jam ne peshe stabel dhe nuk e ndjek me dieten.


Duke folur me nje doktoreshe ne spital rreth peshes ajo me shpjegoi qe pirja e 3 litrave uje ose lengjeve , cajra  (pa sheqer) ne dite ndihmon trupin te cliroje veten nga helmime, dhe nga ujra te ndejtura ne trup qe ne pergjithsi jane arsyeja kryesore pse marrim peshe. Kshu qe ky ishte hapi i pare.  Per 1 muaj kam pire rresht 3 litra caj Fenchel. E beja cajin ne mengjes e merrja me vete dhe kur dilja dhe pija vazhdimisht. ky eshte pakua e cajit
 ( nuk e di emrin ne shqip, por mund ta gjeni tek Rosman&lala)



Mengjesi im per 3-4 muaj ka qene gjithnje ky ne foto 


Vetem nje fete buke, me gjalpe dhe me Proshute, kur nuk kisha proshute e kam bere buken vetem me vaj ulliri. ( Gjalpi dhe vaj ulliri jane yndyrna qe trupi i perpunon sh mire dhe quhen yndyrna te shendetshme. personalisht gjalpin nuk e kam perdorur cdo dite) 
1 molle dhe kafe, gjate gjithe dites nuk jam limituar me te ngrenin kam ngrene gjithenje cfare do gje qe gatuaja por pa buke, dhe pas ores 6 mbazdite nuk haja me vetem pija caj ose 1 molle. Bananet i kam evituar  pasi kane shuume sheqerna, dhe vezet vetem 1 ne jave.
Pasi kaloi 1 muaj duke pire vetem caj Fenchel, ky eshte nje nga cajrat qe ben mrekulli ne humbjen e peshes por nuk duhet perdorur per femrat qe jane duke tentuar per shtatzani, pasi ndikohn negativisht. 
Pirja e ujit eshte problem vetem javen e pare, pastaj ta kerkon trupi, 
Nese do efekt te menjehershem mund te perdoresh Fenchel, 3 pako me 1 liter uje, ky caj djeg dhjamin dhe nxjerr jashte ujrat e mbledhura ne trup. 
 Pra qe ta permbledh 

Mengjes heret, nje gote 200ml uje,( cdo gote ka 200ml) pastaj mengjes
vetem 1 fete buke me vaj ulliri ose Proshute ( qe stomaku te filloje te punoje)
pastaj prap nje gote te madhe me uje ose caj, (fenchel)
gjate kohes mund te hash , molle, kumblla,fruta te ndryshme ,pervec bananeve
cdo lloj supe qe mund te gatuash, mund ta hash por pa buke. 
Ne fakt pirja e ujit nuk e lejon trupin te mbledhe dhjamra kshu qe trupi fillon e djeg ato qe ka mbledhur . shuume efektive eshte nese ecen dhe cdo dite te pakten 40 min 
une kam bere ecje cdo dite per 1 ore . 


Personalisht kam marre dhe masa te tjera psh, 
Hoqa nga dollapi cdo lloj veshje te mases qe kisha, dhe fakti qe nuk kisha rroba sh pasi te tjerat nuk me benin :)  me inkurajonte me shume per te qendrruar e forte ne vendimin tim, 

Tani jam e lumtur me vendimin dhe kemguljen time, e shijoj cdo dite me djalin tim me trupin tim, me rrobat e reja( dhe te vjetra). Por kujdesem per ate qe ha, nuk pij me 3 litra por 1,5 eshte e sigurt.



Nuk duhet harruar qe  nese kerkon te biesh sh kg , trupi duhet lyer me kremra, une kam perdorur vaj ulliri me limon ( personalisht e perdor vajin e ullirit ne gjithcka, per gjithcka) sidomos ne kozmetike
Pasi kur trupi humbet peshe shume lekura humbet elastitetin dhe ka nevoje per ndihme, gjithashtu kam ngrene dhe 1 spec te fresket cdo dite, speci ka shume antioksidant qe ndihmon sh lekuren per elastitet. Jam shuume e gezuar me rezulatat qe me ka dhene, nuk kam as shenjen me te vogel ne trup nga shtatzania apo nga humbja e kg :) 

Uroj t'ju sherbeje njesoj 
,

No comments:

Post a Comment